Dy agjentë të FBI-së kanë arritur në Shqipëri që të ndihmojnë në hetimin për larjen e parave dhe krimin e organizuar.

Sipas mediave shqiptare, agjentët arritën në Tiranë pas një seri skandalesh me kontrabandën e drogës në Evropën Perëndimore, në të cilën ishin përfshirë edhe funksionarë të lartë.

Mark Nohaus dhe Xhek Liao janë emrat e dy amerikanëve të FBI-së, që së bashku me ekspertët nga Italia, Gjermania dhe Britani do të hetojnë krimin e organizuar në Shqipëri.

Agjenti Special i FBI-së, Mark Newhouse ka një përvojë të spikatur në drejtim të hetimit të krimit të organizuar dhe pastrimit të parave.

Ndërsa tjetri është Drejtuesi i FBI për Evropën Juglindore, Jack Liao. Dy agjentët e FBI së bashku me ekspertët nga Italia, Gjermania dhe Britani do të hetojnë krimin e organizuar në Shqipëri.

“Arrestimi i parë i madh është paralajmëruar në fillim të vitit të ardhshëm. Partnerët presin, populli e kërkon këtë “, deklaroi ambasadori amerikan në Shqipëri, Donald Lu pas takimit në Ministrinë e Drejtësisë në Tiranë, në të cilin ishin të pranishëm edhe agjentët e FBI-së.

Aksioni i disa vendeve evropiane perëndimore dhe SHBA-së pason pasi që policia italiane ka konfiskuar disa ton marihuanë dhe i ka arrestuar kryesuesit e bandës shqiptare të cilët e kanë organizuar transportin e drogës nga Shqipëria në Itali.

Ekspertët perëndimorë konfirmojnë se në Shqipëri në vit prodhohen më shumë se 1.500 ton marihuanë, me vlerë prej pothuajse tetë miliardë eurosh.

Në hetimin rreth arrestimit, u konfirmua lidhje e përfaqësuesve të lartë të Qeverisë në Tiranë me mafien, ku si pasojë prokuroria e krimeve të rënda filloi hetim kundër ish ministrit të Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri, emri i të cilit ishte përmendur disa herë në bisedat e përgjuara.

Tahirit, i cili ishte përzgjedhur deputet në zgjedhjet e qershorit, iu hoq imuniteti. Ai, megjithatë në mënyrë kategorike konfirmon se bëhet fjalë për një person tjetër me të njëjtin identitet, për të cilin posedon edhe dokumente nga prokuroria italiane./mia