Autori i masakrës së Resulajt, Ridvan Zykaj, i cili vrau tetë kushërinjtë e tij ka pranuar shumë qetësisht krimit. Pak pas arrestimit ai u mor në pyetje nga policia.

Me tone ironike 24-vjeçari ka guxuar madje të sfidojë edhe policinë, ndërsa ka thënë se: ‘Më arrestuat shumë vonë’.

I riu u kap nga policia pas më shumë se 12 orësh kërkime nga forca të shumta në periferi të Selenicës.
Me vete i është gjetur edhe arma e krimit. Fill pas arrestimit, teksa qëndonte shumë i ftohtë, ai u dërgua në Drejtorinë e Policisë Vlorë.

Sipas News24, ai nuk ka shprehur pendesë.

“Unë i vrava, me gjeni avokat”, mësohet të ketë thënë Ridvan Zykaj.

Ai ka shtuar se ishte përballur me akuza të vazhdueshme nga kushërinjtë e tij të parë, por shton se pulat nuk ua ka vjedhur ai.

“Ata më akuzonin për çdo gjë. Unë s’kam vjedhur asnjë pulë”, mësohet të ketë shtuar ai.

Ndonëse besohet të vuajë nga problemet mendore, Zykaj është justifikuar duke thënë se ishte i dehur. Por këto pretendime u rrëzuan nga prindërit në komisarit dhe nga dëshmia e gjyshit të tij që tha se i riu kishte konsumuar vetëm një birrë gjatë festës familjare.