Ish-kryeministri Sali Berisha, ka dënuar ashpër aktin e rëndë që ka ndodhur sot në një burg të Marsejës, ku është masakruar një shtetas shqiptar.

Me anë të një statusi në Facebook, ish-kryeministri shkruan se ky është nja akt i rëndë barbar.

Postimi i Berishës:

“Një i ri i masakruar në burgun e Marsejës!

Duke dënuar ashpërsisht këtë akt të rëndë kriminal, u bëj thirrje autoriteteve franceze të ndëshkojnë me të gjithë forcën e ligjit autorin apo autorët e këtij krimi të shëmtuar! Urojmë shërim të plotë të riut shqiptar të masakruar! sb” (sic.), ka shkruar Berisha. /Telegrafi/