Shkruar nga Qenan ALIU

LSDM-ja në Platformën zgjedhore, madje edhe në Programën për punën e qeverisë 2017-2020 , thuhet se qeveria do të synojë etablimin e PENSIONIT SOCIAL , e që në socializëm ishte i njohur dhe e zbatuar si Pension i pleqërisë.

Ky pension sipas programës do të vlejë për çdo person me moshë mbi 65 vjet e që nuk i realizon kushtet për pension pleqërie.

Megjithatë ,në procedurë parlamentare qeveria ka propzuar projket-ligj i cili ashiqare ka PRAPAVIJË diskriminuese. Projekt-ligji quhet -Ligji për sigurinë sociale për personat e moshuar. Në fakt projekt-ligji nuk është në frymë të zotimeve zgjedhore, sepse përësri kriter vihet stazhi i punës për ata që kanë më pak se 15 vjet , e që nuk është e precizuar sesa është ajo më pak. Interpretimi i lirë thotë se mund të jetë së paku një ditë stazh pune i evidentuar, POR EDHE KJO ËSHTË me prapavijë për diskriminim të shqiptarëve.

Madje është kontradiktor, në momentin ku thuhet se do të vlejë për çdo person mbi 65 vjet moshë, ndërkaq me nen tjetër thuhet se të drejtën do ta gëzojë vetëm njëri nga bashkëshortët. Pra janë DY TË MOSHUAR por njëri gëzon të drejtën para ligjit.

Shuma që propozohet është 6.000 denarë mujorë.

Pensioni social apo siç u PROPAGANDUA gjatë fushatës PENSION SHTETËROR në parim ka të bëjë për secilin person i cili ka mbi 65 vjet moshë, NUK KA asnjë ditë STAZH PUNE TË EVIDENTUAR (PËR SHKAQE TË NDRYSHME) dhe që nuk plotëson kritere në çfardo baze tjetër për të fituar të drejtën e pensionit.

Ky është detektimi i MASHTRIMIT POLITIK ZGJEDHOR të LSDM !

(q/a)