Gjestet që flasin më shumë se fjala ‘Të Dua’

Si ta kuptosh që ai/ajo të do vërtetë?

Nuk është nevoja të dyshosh vetëm pse nuk të thotë nga mëngjesi në darkë ‘të dua, të dua’…ka njerëz që nuk e shqiptojnë kurrë këtë fjalë, përgjithësish meshkuj, e megjithatë janë të aftë të duan më shmë se ata që thonë gjithë fjalët e botës.

Njerëz të ndryshëm kanë vështirësi në ndarjen e emocioneve me të tjerët, por, nga ana tjetër, ka shumë gjëra të vogla në përkujdesjen e tyre që e tregon dashurinë. Po ju rendisim 10 gjestet që flasin më shumë se fjalët.

1. Partnerët kërkojnë gjithmonë një kontakt fizik me njëri tjetrin
2. Gjejnë gjithmonë kohë për tjetrin
3. Dinë të shijojnë heshtjen në prani të njëri tjetrit
4. E lënë tjetrin të lirë në zgjedhjet e tij
5. Përfshihet nëse e lejon të hyjë në hapsirat e tua
6. Do t’i ndajë të gjitha gjërat me ty
7. Kujdeset gjithmonë që të jesh rehat
8. Ka besim
9. Të ndihmon të përmirësohesh
10. Di të bëjë ironi me defektet e tua.

SHPËRNDAJE