Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Frashër Krasniqi, ka sulmuar fizikisht deputetin e Nismës, Milaim Zeka, pas një zënke verbale në emisionin Info Magazine në Klan Kosova.

Deputetët Zeka e Krasniqi kanë shkëmbyer akuza të rënda në llogari të njëri tjetrit duke përdor fjalor fyes dhe banal.

Deputeti i NISMA për Kosovën, Milaim Zeka, ka shpërthyer në akuza ndaj kolegut të tij nga Lëvizja Vetëvendosje, Frashër Krasniqi, duke i dhënë epitete nga më fyeset.

Ai nuk ka kursyer veten nga fjalët e rënda, siç ka bërë edhe Krasniqi në drejtim të Zekës, duke eskaluar debatin në Info Lokale krejtësisht, njofton Klan Kosova.

“Edhe pozitës edhe opozitës në mënyrë të jashtëzakonshme i ka konvenuar mosmbajtja e seancave parlametare. Opozita është munduar të paraqitet sikur është për mbajtjen e tyre, por në fakt ka qenë kundër. Ndëra pozita ka mbajtur rol neutral. Vet fakti që mbledhja e kryesisë thirret natën, tregohet se prej konstituimit të Kuvendit të Kosovës gjithcka ka qenë e jashtëzakonshme”.

“Për fjalor, për fyerje, për rrugaçë, për debilllëk, askush nuk ia kalon Lëvizjes Vetëvendosje. Me të thanë unë ty(i drejtohet Frashës Krasniqit), unë e fyej lopën. Është turp që në Kuvendin e Kosovës ka njerëz rrugaçë si ti. Njerëz që e kanë gjuajtur me zola kuvendin. Ti je lahper. Ti je përdhunues”.

Tërë kjo ka përfunduar me qërim fizik të hesapeve brenda studios së Klan Kosovës, kur deputeti Krasniqi ka sulmuar me grushte deputetin Milaim Zeka.