Nëse sytë janë pasqyra e shpirtit, atëherë vetullat janë korniza, që mund të thonë shumë për personalitetin tonë.  

Vetullat e zakonshme

Vetullat me gjerësi të mesme dhe me distancë nga njëra-tjetra nënkuptojnë një angazhim ndaj vlerave dhe integritetin e karakterit tradicional. Në të njëjtën kohë, ju nuk jeni tip që i dramatizoni gjëra, gjë që i bën të tjerët të ndihen mirë në shoqërinë tuaja.

Vetulla shumë të gjata

Njerëzit me vetullat e gjata mund të përballojnë pothuajse çdo stres dhe janë shumë të shoqërueshëm. Ata janë individë të gjallë, të cilët posedojnë burime të pashtershme të brendshme dhe një gamë të gjerë interesash. Nëse keni këto lloj vetullash ju përpiqeni t’i zgjidhni problemet vetëm dhe rrallëherë i ndani me të tjerët.

Vetullat e shkurtra

Jeni shumë të vëmendshëm për detajet që përdoren në terrenin tuaj. Nuk ju pëlqen t’i dëgjoni të tjerët të ankohen për problemet e tyre dhe ndonjëherë e keni të vështirë të përballoni problemet e jetës.

Vetullat e trasha

Keni shumë besim në fuqinë tuaj të brendshme dhe sharmin tuaj të jashtëm. Njerëzit si ju i përballojnë me lehtësi vështirësitë e jetës. Kur i vendosni objektiva vetes jeni thjesht të pandalshëm. Nuk e keni mendjen tek gjërat që të tjerët thonë për ju, por e shijoni jetën plotësisht. Njerëzit më këto lloj vetullash mund të quhen shpirtra të lirë.

Vetullat e holla

Vetullat shumë të holla flasin për një delikatesë të lindur. Konfliktet nuk janë në listën tuaj të prioriteteve dhe ju i menaxhoni shumë mirë ato kur shfaqen. Çfarë mund të themi tjetër? Ju jeni një dëgjues perfekt dhe një shpirt i dhembshur.

Vetulla të larta dhe të harkuara

Ata që kanë vetulla të larta dhe të harkuara janë tipa të ndjeshëm dhe selektivë në komunikim. Në takimin e parë njerëzit krijojnë zakonisht për ju një përshtypje false, i dukeni arrogantë dhe egoistë. Por e vërteta është që ju nuk hapeni kurrë plotësisht me persona tek të cilët nuk keni besim. Dhe meqë flasim për karakteristikat e personalitetit tuaj, perfeksionizmi dhe vetë kritika kanë qenë gjithmonë miqtë tuaj më të mirë.

Vetullat e ulëta dhe të harkuara

Një personi me vetulla të ulëta dhe të harkuara mund t’i besoni në çfarëdolloj situate. Ata zotërojnë një personalitet angazhues dhe janë të aftë të ndërtojnë lidhje të gjata dhe serioze dashurie.

Vetullat me kënd

Keni personalitet dinamik nëse keni vetulla të tilla. I analizoni mirë dhe i zgjidhni shpejt problemet. Spontaniteti juaj ndonjëherë ju shtyn drej gabimeve dhe rezultateve të padëshiruara, por sigurisht që ka edhe avantazhe. Njerëzit kurrë nuk mërziten në shoqërinë tuaj. Jeni lider i lindur, i mirë për të frymëzuar të tjerët dhe kurrë nuk largoheni nga përgjegjësitë.

Vetullat e rrumbullakëta

Njerëzit me vetulla të rrumbullakëta janë të këndshëm dhe të vëmendshëm. Nuk janë asnjëherë nuk janë indiferentë dhe i ndihmojnë personat në nevojë.

Vetullat pothuajse të drejta

Vetullat e palakuara nënkuptojjnë që ju jeni të prirur drej mendimit racional. “Masni dy herë dhe prisni një herë”, është një shprehje që ju përshkruan më së miri. Megjithatë nuk keni frikë të përballeni me të tjerët dhe të thoni të vërteta të pakëndshme për të tjerët.

Vetullat diagonale

Emocionet e forta dhe pasioni vlojnë në shpirtin tuaj. Nëse keni vetulla me formë diagonale i lini përshtypje të gjithë njerëzve që takoni. Njerëzit si ju e dinë ekzaktësisht çfarë duan nga jeta dhe të gjeni rrugën drejt suksesit.

Vetulla që mezi duken

Një tipar veçanërisht i rrallë janë vetullat e zbehta që mezi duken. Kjo është një shenjë pasigurie. Ju tentoni të dyshoni në karakterin dhe aftësitë tuaja. Jeni të ndrojtur dhe të turpshëm. Nuk vuani nga këmbëngulja e tepërt dhe agresiviteti.