Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka refuzuar që ekipi i tij të quhet jofavorit ndaj Real Madridit.

Tekniku gjerman thotë se ekipi i tij do të hyjë me fokus të plotë në ndeshjen e të shtunës.

Kujtojmë se finalja e këtij viti zhvillohet në Kiev të Ukrainës.

“Reali është favorit, ata i dinë të gjitha, ata mund të shkruajnë historinë sepse e kanë përjetuar suksesin katër herë në pesë vitet e fundit”.

“Ka pasur klube dominante në vitet e fundit dhe ne po përballemi me një prej tyre. Nuk e kam problem me këtë situatë dhe nuk ndihem jofavorit”.

“Liverooli nuk ishtë favorit në vitin 2005 ndaj Milanit dhe kështu ishte kur ishte duke humbur 3-0” .

“Të jemi të sinqertë, ne e pëlqejmë rolin në të cilin jemi. Na pëlqen situata dhe jemi në moment të mirë. Real Madridi është ekip me cilësi të lartë që kërkon tri triumfe për tri vjet rresht, por ne jemi Liverpooli. Këtë mos e harroni”, deklaroi Klopp.

Finalja zhvillohet të shtunën më 26 maj nga ora 20:45. /Telegrafi