Në shenjë të fillimeve të Kongresit të Manastirit, në një atmosferë pozitive u mbajt Koncert madhështor ,,MANASTIR FESTON 109 VJET” në 18.11.2017 në sallën të madhe të Qendrës për Kulturë në Manastir, njofton Fol.

Salla e qendrës për kulturë ishte e vogël për mbi një mijët dashamirës të këngës shqipe.
Pjasmarës ishin shumë këngëtarë të estradës shqiptare si : Rovena Stefa, Shpat kasapi, Selami Kolonja, Fisnik Ristemi, Luljeta Idrizi ,Motrat Aliu, humoristët Stresat dhe SHKA Bashkimi nga Manastiri.

Organizator ishte Shoqata për zhvillimin e kulturës dhe artit KONGRESI I ALFABETIT- Manastir, ndërsa koncerti ishte i mbështetur nga : Qeveria e Republikës së Maqedonisë- Sekretariati për implementimin e marrëveshjes së Ohrit, IN Muzeu i alfabetit të gjuhës shqipe- Manastir, Credins Bank- Tiranë, Eurosig, VezëSharri dhe Lecker, Komuna e Dibrës dhe Komuna e Strugës.

Nga shoqata falënderojnë të gjithë ata që kontribuan për organizimin e këtij eventi, pjesmarësit dhe audiencën të shumtë që bëri ky manifestim të kalojë në një atmosferë shumë pozitive dhe festive.

Shoqata KONGRESI I ALFABETIT- Manastir me gjithë vullnetin dhe angazhmanin do të bëjë që ky eveniment të rritet dhe të bëhet traditë në qytetin më të rëndësishëm të shkrim – leximit. /Fol/