Shkruan Selim Iljazi

Studentë të dashur të Universitetit Shtetrorë të Tetovës, mos lejoni asnjë parti politike të afrohet tek ju, mos lejoni asnjë nga ata të ashtuquajturit ‘shoqëri civile’ të cilët prej vitësh kanë qenë në shërbim të klasës politike për interesa tyre. Mos lejoni të afrohen pranë jush ajo pjesë e inkriminuar e stafeve arsimore të cilët ju kanë bërë presion dhe ju kanë vjedhur paratë e familjeve tuaja, kërkoni mbështetjen e popullit, familjeve dhe intelektualëve me integritet.
Studentë, mos lejoni të përdorin protestën tuaj, partitë politike dhe të ashtuquajturit “shoqëri civile’, të cilët së bashku degraduan arsimin në këtë vend. Unë jamë i bindur se Qeveria do të angazhoj të gjitha forcat e tyre për të shkatërruar protestën studentore, por nuk do t’ia arrijnë qëllimit. Studentë të dashur qëndroni të bashkuar dhe luftoni pa kompromis për kauzën tuajë dhe mbani larg të gjithë ata pedagogë për tua prishur protestën. Ju jeni e sotmja dhe e ardhmja e këtij vendit.
Protesta e studentëve në Maqedoni nuk duhet të ndalohet. Ata janë energjia dhe e ardhmja e këtij vendi ndaj duhen përkrahur, zëri i tyre duhet të dëgjohet nga të gjithë.
Pasuria më e madhe të cilës duhet t’i kushtojmë më shumë vëmendje se sa deri tani është rinia, janë studentët, është potenciali i saj dhe investim madhor e afatgjatë duhet të jetë një edukim sa më cilësor. Formimi profesional i të rinjve në të gjitha fushat është domosdoshmëri. Pa bërë një ndryshim të ndjeshëm e afatgjatë për investimin në kapitalin njerëzor do ta kemi të vështirë për një rritje ekonomike më të lartë e më të qëndrueshëm.
Studentët e Universitetit të Tetovës nuk janë ekspertë financash, plotësim dëshirash ndaj profesorve, reformatorë programesh, që të vijnë dhe të bëjnë llogari për plotësimin e kushteve të tyre. Gjendja e familjeve shqiptare në Maqedoni është shumë e rëndë ekonomikisht dhe nuk kanë mundësi të paguajnë tarifa shumë të larta.
Studentë, vetëm ju mund të bëni ndryshimin!