Nga Rami Mislimi

Kryetari aktual i Strugës, i cili vazhdimisht po përfolët për shitje të diplomave funksionarëve të Shqipërisë pse jo edhe të Maqedonisë ka bërë një gjest “human” këto ditë me Halil Kastratin.

Merko do ti jep 5 mijë euro Halilit për të shkuar në xhenet, pasi edhe vet Merko e di për mëkatet që i ka bërë prej themelimit të Universitetit Ndërkombëtar të Strugës duke shitur diploma që më pas ata persona janë bërë funksionarë, gjyqtarë e avokat.

Nuk dihet nëse Halili i “Jetimëve të Ballkanit” i ka premtuar se me 5 mijë eurot e dhuruara pa djers, Merko mund të kaloje së pari te “Ura e Siratit” pa u djeg njëherë në zjarrin e Xhenemit, apo Merko mendon se edhe atje do të gjeje dike për të kaluar lehtë pasi ka shitur aq shumë diploma sa që ka edhe për botën tjetër me dhënë ryshfet.

Rasti i fundit i Merkos që ia kishte shitur diplomën ish ministrit Koka të Shqipërisë është rast ndoshta më i vogël, pasi Universiteti i Merkos me vite shet diploma dhe askush nuk po merr masa për të ndaluar ose mbyllur këtë Universitet.

Pas plasjes së skandalit se ish ministri i Shqipërisë ka blerë diplomën te Merko, ka me qindra funksionarë të BDI-së që janë pajisur me diploma, por këta të BDI-së i kanë marrë me “versi” pasi s’kanë pasur para por me kusht që Merkon ta mbështesin vazhdimisht për të qenë i pari i Strugës në këtë parti.

Fundja unë mendojë se me shitjen e këtyre diplomave ndoshta Merko mund të hyje në xhenet, nuk i i dihet ka bërë mirë pasi ju ka shit më lirë pasi janë shqiptarë.