Ratko Mladiq është dënuar nga Tribunali për krime të luftës i Kombeve të Bashkuara, me burgim të përjetshëm.

Ish-komandanti i forcave serbe të Bosnjës, Ratko Mladiq mbahet përgjegjës për ekzekutimin e 8 mijë burrave myslimanë në korrik të vitit 1995, që njihet si mizoria më e madhe e kryer në Evropë pas Holokaustit.

Dhe derisa po mbahej seanca ku pritej të lexohej verdikti, përcjell Telegrafi, Mladiq është përjashtuar nga seanca.

Siç edhe u raportua, ai u përjashtua për shkak të sjelljeve që pengonin rrjedhjen normale të procesit gjyqësor.

Më parë mbrojtja e Mladiqit kishte kërkuar ndërprerjen e procesit për shkak të gjendjes shëndetësore.