Ministria e Punëve të Brendshme përmes kumtesës konfirmoi se mbrëmë është denoncuar se ndaj selisë së VMRO-DPMNE-së në Shkup është hedhur ngjyrë dhe se punohet në zbardhjen e rastit.

“Nl 23 qershor të vitit 2018 në orën 23 në Njësinë për informacione dhe komandë Shkup, person përgjegjës nga partia politike VMRO-DPMNE në telefon ka denoncuar se në objektin në pronë të partisë e vendosur në sheshin “VMRO”  nga ana e personave të panjohur është hedhur ngjyrë ndaj objektit dhe rreth tij. Në vendin e ngjarjes kanë dalë nëpunës policorë dhe ndërmerren masa për zbardhjen e ngjarjes”, qëndron në kumtesën e MPB-së.