Gjashtë kryeministrat e Ballkanit Perëndimor kanë nisur takimin me përfaqësuesen e Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme, Federica Mogherini.

Takimi po mbahet në kuadër të Samitit Digjital të Ballkanit Perëndimor i cili po zhvillohet në Shkup.

Në këtë takim do të diskutohet për raportet në mes vendeve të rajonit.

Mogherini sot është takuar me krerët e lartë të Maqedonisë ku është shoqëruar nga komisionari për Politika Evropiane të Fqinjësisë, Johanes Hahn.

1 ditë më parë