” Duket se disa gazetar e shohin si detyrën e tyre të tentojn t’u shpjegojn të tjerëve atë që as vet se kuptojnë”

Markus Ronner

Sa e pakuptimt dhe arrogante është kritika në kohë të gabuar dhe vend të gabuar, sot na dëshmojn ata që në emër të kritikës mundohen të njollsin dhe fyejn individ të caktuar! Dua të them të përcaktuar nga mendjet e tyre të errëta, të udhëhequr nga të menduarit mbrapsht, apo nga të mosmenduarit aspak! 

Por kritika njëkohsisht, përveç se ajo ka një adresë të caktuar, ajo do duhet të ketë edhe individin e caktuar, e në rrast që nuk është qëlluar njeriu i duhur, adresa e duhur dhe koha e duhur ajo kthehet në një bumerang, e pastaj çdo fjalë e thënë por e padrejtë kthehet dhe ul vlerat e kritikuesit, normalisht nëse kritikuesi posedon vlera! 

Sa për të forcuar atë që thash më lart po sjell një definim nga Rufat Sherifi i cili thotë se :
“Kritika i përngjan shiut. Ajo duhet të jepet me kujdes ashtu që të garanton zhvillimin e mbarë të njeriut, e jo të jet e tepërt që t’i shkatërron rrënjët e tij”.
Vlera dhe antivlera gjithmon janë ndeshur nëpër epoka të ndryshme, si në kohë të luftrave po ashtu edhe në kohra të paqes! 

Se antivlera kritikuese në epokën që po jetojm është bërë përditshmëri nuk ka dyshim, sidomos nga kazanet mediatike këtu në Maqedoni! Por historikisht vlera ka triumfuar gjithmonë përball antivlerave, pavarsisht se sa e zëshme ka qenë antivlera!
Po të drejtojem si i nderuar Hamdi Nuhiju sepse nuk do t’ia lejoj asnjëher vetvetes komoditetin e të ulurit bashk në të njejtin nivel me ju, sepse një luginë e madhe na ndan në këtë aspekt! Ajo që dua t’ua them është se mundi juaj për të ofenduar Arben Taravarin si Ministër i Shëndetsis nuk po ju ndihmon që të ndalonin punën e filluar nga ai dhe stafi i tij punues! Ju, duhet që të keni parasysh njëqind ditëshin, ku në qoftë se nuk do të mundeni të ndihmoni, së paku nuk duhet penguar punën që tashmë ka filluar të jep frytet e saj! Por nga ajo që po shihet është se ju personalisht nuk qenkenit përmbajtur as një ditë të vetme që të lejoni që ai të dëshmon se ajo ministri do të punon ndryshe! Ndoshta edhe që në ditën e parë keni filluar të buçisni pa nevoj! Si dihet, e as nuk dua t’ia di! E përse do të më duhej ta dija ku gjithandej qenkenit pajtuar me ministrat e LSDM-së, e në anën tjetër qenkenurit lodhur e stërlodhur pa ndonjë nevojë të veçant duke ofenduar të vetmin ministër shqiptar që po punon intenzivisht që së paku të vendos në binar atë Ministri që tash e njëzet e pesë vite na ka stërlodhur!

Sinqerisht kurse energji për diçka më produktike, sepse destruktivizmi idividual dhe kapriçiot personale që rrjedhin nga mendjet e fiksuara na kan shkatruar gjithçka të bukur deri më sot!                                                                                                          Lulzim Selimi