Në 20 vjetorin e rënies, sot është organizuar ceremonia e rivarrimit të Heroit të kombit, Zahir Pajaziti.

 

Ish komandanti i UÇK-së shquhej për aksionet e tij të shumta kundër armikut, ende pa filluar lufta në Kosovë.

E, në një video të postuar në rrjet sociale, Zahir Pajaziti dëgjohet duke folur për shqiptarët mërgimtarë, transmeton ‘Indeksonline’.

‘Rrethanat qe janë sot i kanë detyruar ta lënë Kosovën. E kuptojmë mallin e tyre qe kanë për familjet e tyre. Nuk është lehtë të rrethohet jashtë rrethit familjar. Por, e thash edhe më herët rrethanat na kanë imponuar’, dëgjohet duke thënë në këtë video Pajaziti.

Ai shprehet optimist se kjo gjendje nuk do të zgjatë shumë dhe komunikimi i tyre nuk do të bëhet me letra e telefonata, por do të bashkohen.