Ish-aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Vlorian Molliqaj, ka reaguar pas dorëheqjes nga Lëvizja Vetëvendosje të Shpend Ahmetit.

Ai shkruan se nga VV u larguan dy nga tre kryetarë komunash, gati gjysma e deputetëve e njerëz të tjerë të rëndësishëm, gjë që sipas tij do të duhej të shqetësonte këtë Lëvizje.

Ai shkruan se të pakënaqurit po ofendohen më shumë sesa është ofenduar SHIK’u ndonjëherë.

“Në shenjë pakënaqësie, nga VV deri tash u larguan 2 nga 3 kryetarë komunash, gati gjysma e deputetëve (ndër ta 7 nga 10 deputetët më të votuar), dhjetëra asamblistë e anëtarë të kryesive të qendrave, etj”, ka shkruar Molliqaj.

“E ju, në vend se të shqetësoheni dhe ta kërkoni problemin aty ku duhet, të gjithë të pakënaqurit po i ofendoni më shumë sesa i ka ofenduar ShIK-u ndonjëherë. Brenda natës të gjithë i shndërruat në tradhtarë, të shitur, të ndikuar nga ambasadat, etj. E dhimbshme që po ju shoh në këtë ditë. Por, ju po dini, ju grahni”, ka shkruar Molliqaj.