Duke ndjekur me vëmendje zhvillimet e fundit të fushatës per zgjedhje locale në Maqedoni, shumëkush po ndjehet I shqetësuar, per faktin se disa subjekte politike nuk po I kushtojnë kujdesin e merituar unitetit të domosdoshëm kombëtar të subjekteve kombetare.

Për shqiptarët e Iliridës bien këmbanat e ndërgjegjësimnit të përbashkohen rreth ideve të fisme dhe kantidatëve të përbashkët, duke u ngrit mbi interese personale dhe partiake.

Duket se ende nuk u treguam të mësueshëm dhe mjaftueshëm nga e kaluara jonë e hidhur që per shkak të ndasive dhe bajraktarizmit, idealet tona bëheshin të parealizueshme.

Kujtojë se është momenti historik që shqiptaret të përbashkohen rreth kantidaturës së Zijadin Selës per krytar të Strugës.

Jo rastësisht bandat fashiste të Gruevskit të ndihmuara edhe nga agjentë të fsheht të BIA-s serbe, organizuan atentat (27 prillit) mbi Zijadin Selën, tribunin dhe intelektualin shembullor të përfaqësimit të zërit shqiptar në Maqedoni.

Zijadin Selën zoti e shpëtoi sepse u duhet shqiptarëve në Maqedoni.

Ai paraqet universin e ideve për një rilindje të mirëfillt,morale,intelektuale dhe patriotike të shqiptareve në Maqedoni.

Subjektet politike, është moment që të dëshmojnë se intereset madhore I kanë mbi ato personale dhe partiake.

Shqiptarët duhet të jenë një rreth katidaturës së Selës per kreun e Strugës, në të kundërtën, fiton dikush tjetër. E Ai tjetëri, do të jetë si gjithëherë ora e ligë …

Unë po e vecoj shembullin e Strugës dhe z. Sela, (një Hasan Prishtine), të dytë, sepse perbashkim I votës së shqiptarëve duhet të jetë gjithëkund në ato komuna, ku ka rrezik të fitoj dikush I tretë.

Për keto situata liderët e subjekteve politike shqiptare në Iliridë duhet të tregohen koshientë, në të kundërten historia nuk do t’ua falë gabimet.

Fitorja e Selës në Strugë, do të ishte dëshmia më e mirë e besimit të shqiptarëve në fuqinë e përbashkimit, forcës së ndryshimit.

Të mbrosh Zijadin Selën me votë, por edhe I kantidatëve më të vlerësuar shqiptarë në komunat e tjera, është sendërtim I një idealizme të fisme, është mrekulli e demokracisë, që interesi I pergjithshëm është mbi të gjitha.

Shqiptarët asnjëherë nuk I harruan ata që përnjëmend sakrifikuan në të mirën e tyre.

Është e drejtë demokratike dhe njerëzore e shqiptarëve, që aty ku rrezikohen, të bëhen grusht rreth atij që besojne se I perfaqëson më së miri.

Ketë pamëdyshje deri tash e ka treguar Zijadin Sela.

Shqiptareve në Iliridë o sot o kurrë u duhen djemtë e vërtetë, që dinë,duan, munden të sjellin, ndryshimet e ëndërruara, zhvillimin, mëkëmbjen ekonomike, rilindjen shpirterore dhe intelektuale, vlera pa të cilat nuk ka jetë në ketë shekull të Ri…

Zijadin Sela meriton besimin tuaj

Suksese vëllëzërit e mi shqiptarë…

Me respect poeti dhe publicisti Xheladin Rexhepi nga Ferizaj