Ronaldo apo Messi? Kjo është përgjigja e Di Marias

Angel Di Maria është lojtari i fundit që ka dhënë mendimin se kush është lojtari më i mirë mes Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit.
Argjentinasi, është ndër të paktët futbollist që ka pasur fatin të luajë me më të mirët në histori të futbollit.Me Cristiano Ronaldon, Di Maria ka qenë bashkëlojtar te Real Madrid, ndërsa me Messin te Kombëtarja e Argjentinës.“Messi është gjithmonë më i miri, ai është më i miri çdo vit”, ka deklaruar Di Maria për ‘TycSports’, përcjell lajmi.net.“Cristiano Ronaldo është një lojtar i veçantë, por Messi është nga një tjetër planet”.

SHPËRNDAJE