Një vullkan ka shpërthyer në të njëjtin ishull indonezian ku gjendet qyteti Palu i goditur nga tërmeti dhe cunami e që shkaktoi 1234 të vdekur. Autoritetet kanë paralajmëruar për hirin vullkanin dhe rrjedhat e llavës, njofton BBC.

Mali Soputan në veri të Sulaëesi, 360 milje në veri të qytetit Palu, e hodhi hirin 6 mijë metra lart në qiell të mërkurën në orën 8:47 me orën lokale.

Zyrtarët e ngritën sistemin e alarmit për vullnaet nga dy në tre, duke i këshilluar vendasit të qëndrojnë vigjilentë dhe të qëndrojnë larg mali si dhe të pajisen me maska. Evakuimet ende nuk janë urdhëruar.