Nuk janë vetëm për dimër dhe mbrëmje: Me rëndësi është që t’i kushtoni kujdes materialit, jo ngjyrës.

Thjeshtësia e ngjyrës së zezë është zgjedhje e përsosur për kombinim me trendët luksozë dhe rregullae këtillë vlen edhe verës.

Edhe pse ngjyra e zezë nuk është ideja e parë kur flasim për gardërobën verore, pjesët e rrobave me ngjyrë me përparësi neutrale nga paleta e ngjyrave të errëta kaherë kanë pushur të jenë të rezervuara vetëm për sezonin e ftohtë dhe për atmosferën e mbrëmjes.

Me kthimin e materialeve të lehta, modelet e hareshme dhe me ngjyra të zjarrta, vera në dollapët tanë ka edhe thjeshtësinë e ngjyrës së zezë.

Është e lehtë për t’u kombinuar dhe ngjyrë e cila i përshtatet çdo ngjarjeje, e zeza fut elegancën në çdo pjesë rrobash.

Këtë sezon ngjyra e zezë ka mbizotëruar edhe kombinimet ditore verore që tashmë nga fillimi i vitit e kanë paralajmëruar trendesistet australiane.

Kombinimet e përditshme të tyre kanë marrë frymë me minimalizëm i cili ngjyrën e zezë e ka vënë në qendër njësoj me dukjen e shkujdesur dhe formale, ditore dhe të mbrëmjes.

Pos që është ideale për çdo rast, thjeshtësia e ngjyrës së zezë është zgjedhje e përsosur për bashkim me trendët luksozë që i sjell sezoni veror.

Nga materialet e qëndisura dhe volanët e theksuar deri te zbulimi i supeve dhe shpina lakuriq, e zeza fut elegancën.

Edhe se pjesët e zeza të rrobave gjithmonë janë investim i qëlluar, i cili kombinohet lehtë me pjesën tjetër të gardërobës, kombinimet e plota të së zezës sjellin sharm të errët tërheqës brenda të cilit shumica gjejnë rehatinë e cila e bën vizualisht figurën më të hollë.

Për ta bërë interesant kombinimin në tërësi me ngjyrë të zezë, zgjidhni ato të cilat në modele të thjeshta apo në trend fusin tekstura interesante të thurura dhe detaje mbresëlënëse siç janë qëndismat e bujshme, resat apo volanët.