Sekretari i LR PDSH dr. Arben Taravari i cili po qëndron në SHBA në një vizitë zyrtare në Washington, pas shumë takimeve të rëndësishme me shumë zyrtar të lartë Amerikan dhe Kongresmen, ishte i fruar edhe në Zërin e Amerikës për të diskutuar rreth aktualiteteve te fundit në Maqedoni.

Ai më tej tha se Qeveria reformatore po trajtohet si një Qeveri shprese e cila do ta ndrojë diskursin politik në interes të qytetarëve të RM. Gjithashtu përmendi se Qeveria e re urgjentisht do të duhet te krijojë mundësi për një sistem të pavarur gjyqësor me crast, krerët e VMRO-së te implikuar në krim te organizuar dhe korrupcion masiv do të duhet sa më shpejt të dalin para drejtësisë dhe të burgosen.

Taravari më tej shtoj se Qeveria e re do të zbardhë edhe shumë raste të montuara politike, me crast shqiptarë të pafajshëm po rin nepër burgje si pasojë e shumë proceseve politike qe i ka bërë qeverisja e VMRO për 10 vite.

Ai shtoj se Aleanca për Shqiptarët është e gatshme ta përkrah Qeverisjen e Re reformatore, jo për pozicione dhe poste shtetërore por për interesin politik të vendit dhe perspektiven ekonomike dhe politike të shqiptarëve. Si rrjedhoje e kësaj do ketë një ligj i cili do ishtë në harmonizim me kërkesat e shqiptarëve për përdorimin e gjuhës shqipe me një avansim te theksuar nga ky ligj ekzistues./fol.mk

©FOL