Prej dy vitesh në ekranin shqiptar ka munguar spektakli “Dancing With The Stars”.
Por mesa duket duket pritjes do të vij fundi shumë shpejt. Gazeta Express ka zbuluar se spektakli do të nisë të premten e datës 23 mars.

Emrat e këtij viti do të jenë personazhe të njohur të cilët kanë qenë në edicionet e mëparshme duke bërë kështu një edicion special. Disa nga emrat që janë lakuar për të qenë pjesë e këtij formati janë Soni Malaj, Olta Gixhari, Rovena Dilo, Çiljeta Xhilaga, Amos Zaharia apo Kristi Popa emra të cilët nuk janë ende zyrtarisht të konfirmuar.

Pak kohë më parë Gazeta Express zbuloi gjithashtu se prezantimi këtë herë i është besuar aktores së bukur, e cila jeton në Turqi, Almeda Abazi, duke shënuar edhe një rikthim të saj në ekranin shqiptar.

Ndërsa prezantuesi mashkull në krahë të Almedës mësohet të jetë moderatori Rudi Hizmo.