Një person ndërroi jetë ndërkaq 23 janë lënduar rëndë në 13 aksidente nga gjithsej 27 që janë regjistruar gjatë fundjavës në Shkup.

Nga të lënduarit njëri është në gjendje kritike.

Gjithashtu policia ka rezgjistruar edhe shumë shkelje në komunikacion duke sanksionuar mbi 120 shoferë.

Me ndihmën e automjetit special janë larguar 133 vetura për parkim në vende të ndaluara.