Cristiano Ronaldo është bërë baba për herë të katërt. Lajmin e ka dhënë vetë futbollisti me anë të një postimi në “Instagram”

ku shihet me partneren Georginën e cila po mban bebin e sapolindur dhe djali i madh krah Ronaldos.

Çifti janë bërë prindër të një vajze të cilën kanë vendosur ta quajnë Alana Martina.

“Alana Martina sapo lindi. Të dyja, edhe Georgina edhe Alana janë shumë mirë. Jemi të gjithë shumë të lumtur”, ka shkruar Ronaldo.