Se Çarshia e Vjetër në Shkup do të jetë një atraksion turistik edhe për të huajt por edhe për banorët e vendit, kjo më nuk është në diskutim.

Sheshi Skenderbeu po shkon drejt përfundimit me një pamje glamoroze, ku mbizotëron mozaiku me figurat më të çmuara kombëtare, punuar nga ambasadori i artit shqiptar, Josif Droboniku. Në sheshin “Skenderbeu” po mbjellen 10 mijë lule për zbukurimin e sheshit, dhe këto lule pritet të mbjellen deri nesër.

Siç shihet nga fotot më poshtë, sheshi Skënderbeu do të ketë një pamje grandioze me një prapavijë të jashtëzakonshme ku do të shndërrohet në një atraksion për qytetarët.