Kur njerëzit mendojnë për mjaltin e konsiderojnë atë, në të shumëtën e rasteve si një mënyrë për alternative për të zëvëndësuar sheqerin duke e përdorur në çaj apo duke shoqëruar gjalpin kur lyejnë bukën. Por, kombinimi i glukozës me fruktozën i cili bëhet nga bletët duke përdorur nektarin e luleve, mund të ketë disa përdorime të tjera…

  1. Një kërkim sistematik nga Cochrane në Zelandën e re ka zbuluar se mjalti është një alternativë e përdorur për kurimin e plagëve që krijohen nga djegia e diellit.
  2. Stimulues i memories: Në një studim të 2011 të publikuar nga Menopause është zbuluar se mjalti ka një ndikim të madh në memorien afatshkurtër tek gratë që janë duke përjetuar menopauzën.Konsumoni 20 gram mjalt çdo ditë.
  3. Kruarja kronike  pas pickimit të një mushkonje është gjëja më e bezdisur, por edhe për këtë na vjen në ndihmë mjalti duke ndihmuar me vetitë e tij anti-imflamatore. Sigurisht, është një gjë që ngjit, por ajo do minimizojë ndjesinë e kruarjes dhe do ndalojë infeksionet për vetë faktin që përmban një antibiotik natyral në vetvete.

 

  1. Mjalti mund të përdoret gjithashtu edhe për të bërë një banjo realksuese. Legjenda thotë se Kleopatra konmbinonte qumështin me mjaltin për të patur një lëkurë të butë. Acidi laktik i qumështit sëbashku me vetitë e mjaltit e ndihmojnë lëkurën të qëndrojë e relaksuar. Nuk keni nevojë që të jeni rojalë që ta përfitoni këtë trajtim, mjafton të keni në shtëpi qumësht, mjaltë dhe vaj hidratues.
  2. Të ndihmon për një gjumë të qetë. Për ju që vuani nga pagjumësia, mjalti ju ndihmon të bini në gjumë. Merrni një ose dy lugë çaji me mjaltë çdo natë para se të flini dhe truri juaj do të përgatitet për 7- 8 orë gjumë të qetë.
  3. Mjalti gjithashtu mund të përdoret si skrab eksfoliant. Vetitë antibakteriale të mjaltit e bëjnë atë një ingredient “must” për një skrab të bërë në kushte shtëpie. Shtojini pak mjalt recetës së zakonshme që përdorni për skrab.
  1. Lufton aknet në fytyrë. Mjalti me vetitë e tij antibakteriale pastron lëkurën tuaj në mënyrën më të mirë. Lyejeni me mjaltë, masazhojeni dhe më pas shpëlajeni me ujë të rrjedhshëm.
  2. Maskë fytyre me mjaltë: Mjalti i shërben lëkurës tuaj duke mos e lejuar të humbasë lagështinë. Kjo maskë është shumë e thjeshtë, aplikoni mjaltin në lëkurën tuaj dhe  qëndroni me të për 15 minuta.
  3. Mjaltin mund ta përdorni edhe për të krijuar një masë për depilim. Përziejeni atë me sheqer dhe me limon, është një recetë e domosdoshme për një depilim në kushte shtëpie.
  1. Në 2012 u publikua një studim që zbuloi se mjalti ishte ilaç edhe për kollën tek fëmijët. Fëmijët kolliteshin më pak nëse merrnin dy lugë çaji mjaltë përpara gjumit. Kujdes!!! Mos e aplikoni këtë gjë tek fëmijët nën 1 vjeç.