Pa marrë parasysh mënyrat që përdorim për të hequr puçrrat në fytyrë, me kremra apo trajtime të tjera të shumëllojshme, ndonjëherë zgjidhja më e mirë është të vlerësojmë mënyrën e të ushqyerit dhe si ndikon ajo në lëkurën tonë.
Nëse je një prej njerëzve që vuan nga aknet apo dikush që ngacmohesh zakonisht nga ato, këto ushqime duhet t’i eliminosh sa herë të mundesh.
Produktet e qumështit: ok, si mund të jetojmë pa djathë? Nëse vërtet po përpiqesh të pastrosh lëkurën, duhet ta marrësh në konsideratë këtë këshillë. Produktet e qumështit duhet t’i shmangësh, të paktën për atë periudhë kohe kur puçrrat i ke më të acaruara.
Sipas dermatologut kozmetik, Paul Jarrod Frank, “produktet e qumështit mund të jenë “pro inflamatore”, që do të thotë se agravojnë puçrrat në fytyrë, duke përfshirë edhe inflamacionin e indeve.”
Siç u tha edhe më sipër, mund të jetë pak e vështirë për t’u zbatuar çdo ditë, por mbaj parasysh se rezultati është një lëkurë e pastër në një kohë të shkurtër.