Edukimi dhe arsimimi i brezave të rinj është shtylla kryesore që garanton jo vetëm mbijetesën e një populli, por edhe rritjen e mirëqënies së tij.

Sado të ndryshojnë prioritetet e një qeverisjeje, arsimimi është gjithnjë e aty, njëri prej tyre, madje edhe kur bëhet fjalë për vendet më të zhvilluara të planetit.

Por cilat janë vendet që vlerësojnë më shumë ata që përhapin dijen tek brezat e rinj? World Economic Forum ka bërë renditjen e 10 vendeve që paguajnë më shumë mësuesit në bazë të të dhënave të publikuara nga Organizata për Bashkëpunimin dhe Zhvillimin Ekonomik.

10-Kanada-Paga vjetore për mësuesit është 39,179 dollarë

9-Holanda-Paga vjetore për mësuesit është 39,205 dollarë

8-Australia-Paga vjetore për mësuesit është 40,874 dollarë

7-Spanjë-Paga vjetore për mësuesit është 42,002 dollarë

6-SHBA-Paga vjetore për mësuesit është 43,678 dollarë

5-Danimarka-Paga vjetore për mësuesit është 46,914 dollarë

4-Norvegjia-Paga vjetore për mësuesit është 47,445 dollarë

3-Gjermania-Paga vjetore për mësuesit 61,589 dollarë

2-Zvicra-Paga vjetore e mësuesve në këtë vend është 69,865 dollarë

1-Luksemburg-Paga vjetore e një mësuesi është 79 mijë dollarë. Për ata me përvojë shkon deri në 137 mijë dollarë