Rreth 1500 punëtorë kinez shpenzuan vetëm nëntë orë duke hapur hekurudhën për një stacion treni të ri në Provinca Fujian, Kinë jugore, transmeton Klan Kosova.

Pamjet e publikuara tregojnë punonjësit e ndërtimit që lidhën tre hekurudha kryesore – Ganlong Railway, Ganruilong Railway dhe Zhanglong Railway.

Ata gjithashtu instaluan sinjalet e trafikut dhe një seri pajisjeve të monitorimit të trafikut.

Video tregon efikasitetin dhe shpejtësinë në punë të punëtorëve kinez të cilët sipas një raporti filluan punën me 19 janar dhe e përfunduan në orët e vona të 20 janarit.