Lufta me Korenë shkakton qindra mijëra të vdekur brenda javës. Ekspertët paralajmërojnë se një luftë eventuale me Korenë e Veriut, do të shkaktonte vrasjen e qindra mijëra njerëzve në një javë dhe zhvendosjen e miliona refugjatëve në drejtim të Rusisë dhe Kinës, raporton “Daily star”, përcjell “Bota sot”.

Profesori Malcolm Chalmers në një studim të titulluar “Përgatitja për luftë me Korenë”, ka detajuar pasojat e tmerrshme të një konflikti të mundshëm. Sipas tij, Koreja e Veriut do të mund të përdoru 10,000 copë artileri dhe qindra raketa në luftë. Ky arsenal do të hidhet në krye të kryeqytetit të Koresë së Jugut Seul – duke shkaktuar sasi të mëdha të viktimave.

Po ashtu, profesor Chalmers paralajmëron se “miliona refugjatë” do të mbeteshin të zhvendosur nga lufta – duke ikur në vende të tilla si Rusia dhe Kina. Ai shtoi se edhe një armë e vetme bërthamore e përdorur nga Kim mund të rris numrin e të vdekurve në një shumëshe me gjashtë shifra.