Rreth 10 000 vende pune në sektorin bankar dhe në atë të sigurimeve mund të zhvendosen nga Britania e Madhe menjëherë pas Brexit, theksoi sot një zyrtar i lartë i Bankës së Anglisë (BoE).

Sam Woods, drejtor i përgjithshëm i Autoritetit të Kontrollit dhe Mbikëqyrjes (PRA) të Bankës Qendrore nuk përcaktoi nëse këto vende pune do të zhvendosen në të gjitha rastet ose vetëm në mungesë të marrëveshjes mes Londrës dhe Brukselit për të shoqëruar Brexit.

“Efekti afatshkurtër, në bazë të planeve të shpëtimit që ne kemi marrë nga bankat dhe shoqëritë e sigurimeve (…) do të jetë rreth 10 000 vende pune të humbura për Britaninë e Madhe”, deklaroi ai para një komisioni parlamentar në Dhomën e Lordëve.

Zemra financiare e Evropës, qyteti i Londrës është në ankth nga vendimi i britanikëve për të lënë BE-në, që mund t’i provojë institucionet që ndodhen në Britaninë e Madhe nga pasaporta financiare evropianem që u lejon atyre të zhvendosin bizneset e tyre pa pengesa në të gjitha vendet e bllokut kontionental.

Britania e Madhe do të dalë nga Bashkimi Evropian në fund të marsit 2019, por autoritetet britanike dhe evropiane por përpiqen të progresojnë në negociatat për daljen nga BE.