Edhe pse kaluan disa ditë që kur u pastrua dhe u mbyll Lista zgjedhore e këtë e vërtetuan edhe partitë politike, qytetarët akoma në mënyrë masive paraqesin votues fantomë, njofton NovaTv, transmeton fol.mk

Në rrugën c pranë objektit të policisë, përveç “ndërtesës së funksionarëve”, ka disa shtëpi të vogla në të cilat jetojnë dhjetëra njerëz. Në një prej shtëpive, që është caktuar me numër 8- ka të regjistruar 119 votues.

Hasan Xhafer, pronar i shtëpisë, tha se brenda jeton vetëm ai dhe bashkëshortja, ndërsa votuesit fantomë janë regjistruar në adresë të tij tashmë një kohë të gjatë.

Në rrugën “Divizioni 50” që ndodhet vetëm disa qindra metra nga rruga “Dimçe Mirçev” në ndërtesën numër 32 në Listën zgjedhore janë paraqitur 29 persona, nga të cilët 14 janë me të njëjtin mbiemër Shaban.

Banorët thonë se nuk ka aq banorë në atë ndërtesë dhe as që i njihnin emrat e regjistruar.

Nga organizata joqeveritare Civil thanë se revizioni i Listës zgjedhore nuk dha rezultat. Nga 200 rastet e paraqitura të votuesve fantomë, vetëm 2 u zgjidhën.

Nga KSHZ thanë se tani më ka 1,764,416 votues të regjistruar dhe se më nuk ka mundësi që të bëhet asnjë ndryshim.