Prokuroria Themelore Shkup e krijoi një lëndë për shkak të ekzistimit të dyshimeve se 13 persona nga Shkupi, të punësuar në Agjencinë për kadastër të patundshmërive kanë kryer veprën penale-Keqpërdorim të detyrës dhe autorizimeve zyrtare sipas nenit 353 nga Kodi Penal.

Të paditurit, nga periudha prej 01.01.2013 deri me 16.03.2016 në rrolin e zyrtarëve të Kadastrës-referent, duke e shfrytëzuar të drejtën dhe autorizimet e tyre kanë përfituar për veten. Gjegjësisht gjatë pranimit të paraqitjeve, kërkesave nga palët, pagesa e kompensimit është kryer me mjete në kesh që i kanë bindur palët se do t`i ndihmojnë me atë që kompensimin ata personalisht do ta kryejnë përmes kartelave të tyre.

Të dyshuarit menjëherë pas kryerjes së pagesave me kartelat e tyre kanë bërë tornimin e të njëjtave, ndërsa ndaj kërkesave të palëve e kanë vendosur vërtetimin për kryerjen e pagesave, si dëshmi se taksa administrative është kryer dhe lëndën e kanë lëshuar në procedurë të mëtutjeshme.

Mjetet financiare në kesh i kanë marr për vete në shumën e përgjithshme prej 1.883.433 denar.