Me dashurinë e pafund ndaj kafshëve, Danjela Toçi e cila ka vetëm 13 vjeç ka dhe një talent të pazbuluar më parë.

Ajo mahniti gjithë jurinë e The Voice Kids Albania me zërin e saj të mahnitshëm, e jo vetëm kaq, transmeton Klan Kosova.

13 vjeçarja nga Kukësi i Shqipërsië, ka pranuar se ndan kohë të lirë duke iu ndihmuar prindërve të saj ndërsa shton se ka dhe një detyrë tjetër të cilën e bën me pasion, atë të ruajtjes së dhive.

Danjela ka treguar se një ditë ëndërron të ketë një shtëpi kafshësh pasi ajo ka mjaft dashuri për to.

Veç tjerash dhe prindërit e Danjelës rrëfyen rreth kushteve dhe dëshirave që vajza e tyre të arrijë të realizojë ëndrrat e saj pasi ajo tashmë vecse ka kaluar një nga sfidat duke depërtuar në një shkallë tjetër në The Voice Kids Albania, transmeton Klan Kosova.

Për më shumë ja dhe performance e mahnitshme e Danjelës, ku bëri interpretim fantastic të këngës ”Me ty” e cila u realizua dikur nga Elvana Gjata.