Një ditë ndryshe zbarkoi për ata, tanimë asnjëri nga ato nuk do zgjoheshin herët për t’u ngjtur në bjeshkë me kope, apo ndonjëri nga ato nuk do të punonte nga dy punë për kafshatën e gojës, ndonjëri nga ata nuk do punonin më taksistë, kështu që e nesërmja për to zbarkoi ndryshe. Por që kjo ndryshe, solli dhimbje, gjak, lot dhe shum shpirta nën dhe. Qëndruan një kohë arritën që të bëjnë paksa zhurmë e cila ndonjëherë popullit u ngjasonte si një melodi por që më vonë, u bë e dëmshe për dëgjimin e tyre. Në njërën anë që sillnin rëmujë, në tjetrën krijonin në mënyrë ”fantome” bizneset që më vonë ju prijnë bijtë dhe bijat e tyre, kështu që vështirë për të parë se kush vallë ishte ”presidenti” i biznesit. Pauzuan një periudhë që ishte ndoshta dy vjeçare, që ndoshta ju ndihmoi në përforcimin e bizneseve por tanimë asnjëri nga ato nuk ishte bari, taksistë, pastrues. Puna është punë atëherë kur ajo kryhet me nderë ! Por ja që të atillë që nuk kishin humbur fokusin drejt popullit, ishin pranë atyre derisa të keqen ua mbjellën në mes të shpirtit. Pushimi nga pushteti i largoi nga kolltuku, por jo edhe nga biznesi dhe luksi.
Më vonë u bënë përsëri pjesë e kolltukut të ”fortë” që tanimë gjatë pushimit kishin arritur të forconin muskujt dhe që të zvogëlonin trurin. U bënë aq të poshtër, aq të pa shpirtë që vëllezërit e tyre ua merrnin shpirtin natën, dhe i vajtonin ditën. Madje motrat e tyre të mbuluara dhe vëllezërit e tyre që ishin predikues të fesë Islame i shpallën edhe terroristë, madje që turpi që qëndronte në kokat e tyre shpalli dhe nënat e tyre terroriste, ndërsa të mjerat vajtonin dhe lotonin këmishat e bijve të vet. Por kjo e keqe nuk kishte përfunduar akoma, ata përsëri kishin arritur të rrëmbenin ,,legjitimitetin” e popullit, i cili si popull cka do qoftë që ua servon ato e hanë – të refuzojnë nuk është ”traditë” e tyre…
Ata filluan fuqimisht të ndanin fëmijën prej nënës, babain prej djalit, të fuqishëm aq sa bënë që babai mos të ndjek hapat e fëmijut të vogël, kjo është vetëm një pjesë çka arritën të bënin ata.
Të pashpirtë dhe të humbur në rrugën e moralit ata të drejtat filluan t’i zëvëndsojnë me kërkesa seksuale, e turpshme !!
Kush tjetër pos ATA 14 VITE PUSHTET, tanimë të diturit me titull të lartë , me dije të plotë, me moral të ngritur i larguan nga nëna e tyre, nga bashkshortja, nga fëmijët, nga farefisi – i detyruan të migronin nga vendi i tyre drejt vendeve të huaja, duke pasur mbi shpinën vuajtje dhe dhimbje të cilat i vajtonin natën vonë . Trimat qajnë vonë atëherë kur shpirti i të tjerëve gjendet në qiell ! ATA 14 VITE PUSHTET trimave ua sollën dhimbjen, lotin , gjakun dhe mbi të gjita i futën të gjallë apo të vdekur nën dhe …
Kush tjetër solli të keqen në tokën e dashurisë, tolerancës dhe moralit pos ATA 14 VITE PUSHTET !!

Dhimbja është e panjohur për shkaktuesin që shkakton atë ! 

Enis Miftari 23.07.2016