Sot lideri i Aleancës për Shqiptarët është duke diskutuar në emisionin 200 në Alsat për fushatën zgjedhore Presidenciale. Ai ka shprehur përkrahjen dhe besimin e tij për kandidaturën e Blerim Rekës. Sipas Selës në këtë fushatë do testohet se sa shoqëria është për të gjithë. Sela deklaroi që Blerim Reka është profesor i duhur, profesionist, dhe njeri i duhur që i duhet Maqedonisë së Veriut për president edhe për shkak të konceptit të tij.

Ziadin Sela u shpreh gjithashtu se shteti i Maqedonisë nuk ka qenë shtet për të gjithë, andaj koncepti Republika është më i qëlluari në këtë fushatë zgjedhore. Lideri i Aleancës për Shqiptarët u shpreh që nuk duhet pushteti të akumulohet vetëm tek disa ose një parti, ajo duhet të shpërndahet duke përfshirë kështu edhe etnicitetet tjera.