Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela po diskuton sot në Alsat për fushatën Presidenciale si dhe politikën aktuale. Ai u shpreh që me fjalimet e tija i drejtohet shqiptarëve, si kryetar i Aleancës për Shqiptarët. Sipas Selës është legjitime ti drejtohet shqiptarëve dhe pjesës të cilët janë orientuar ndaj konceptit të Republikës.

Ziadin Sela thotë se nuk sheh dallime tek fushatat e partive tjera, ku flasin për kandidatin, ku disa e quajnë si kandidat i përbashkët, disa konsensual e disa të qeverisë. Aty Sela u shpreh se sheh vetëm bilborde ku shkruan ‘zaedno napred’ ose ‘bashkë për para’ ku nuk del emri i kandidatit Stevo Pendarovski por vetëm motoja dhe numri i votës.