16 vite nga vrasja e Ramadan dhe Razim Koracit në Tetovë (Video)

Më 21 mars mbushen 16 vjet nga vrasja e Ramadan dhe Razim Koracit nga Tetova, vrasje kjo që tronditi botën dhe ktheu sytë e mbarë botës drejt shqiptarëve dhe luftës së tyre. 15 vjet pas kësaj tragjedie në shtëpinë e kësaj familje kanë ngelur katër anëtarë edhe atë bashkëshortja e Ramadanit, Sahadetja, vajzat Tahirja dhe Elira si dhe djali Lulzimi. Tahirja  ka ndërprerë shkollimin e saj pas përfundimit të shkollës së mesme, kurse Lulzimi vijon shkollën e mesme, ndërsa Elira rritet pa babain e saj, njejtë si edhe motra dhe vëllau.

Në këtë familje, rrallë herë ndodh që të shkel këmba e ndonjë politikani apo funskionari, madje ata shpesh harrojnë edhe të përkujtojnë herronjtë e parë të luftës së 2001-it. Barra për të rritur tre fëmijët ka ngelur në supet e Sadete Koracit, bashkëshortja e Ramadanit, e cila që nga janari i këtij viti ka ngelur edhe pa ndihmë sociale.

“Që nga janari i këtij viti, na kanë ndalur edhe ndihmën sociale. Kërkojnë dokumente shtesë, procedura, pa ndonjë arysye të veçantë. Ky shtet dëshiron që mos jetojmë, sikur të ishim në shtet të huaj. Edhe atë pak ndihmë që kemi marrë deri në janar rreth 2000 denarë, edhe atë na e ka ndalur. Vetëm ne e dijmë se si mbijetojmë në këtë kohë. Lulzimi shkon në shkollë të mesme, ka harxhime, ndërsa në klasë të katërt ështe Elira, edhe ajo ka kërkesat e saja fëmijërore por vështirë ia dalim pa asnjë ndihmë, pa asnjë mbështetje financiare nga askush”, thotë Sadetja, e cila tash ka përgjegjësinë për të rritur tre fëmijët të cilët asnjëherë nuk arritën të shijojnë ngrohtësinë e prindit të tyre. Ajo rrëfen se në dy vitet e para kanë marrë ndonjë ndihmë përmes shoqatave të ndryshme në çdo muaj, por edhe ajo ndihmë u është ndalur.

Në këtë gjendje të vështirë sociale, kryefamiljarja Koraci, ka humbur shpresat tek shteti, partitë politike dhe institucionet se do të mbështesin ndërsa e kupton se jeta duhet vazhduar më tej me gjithë të paprtiturat që sjell. Vajza e madhe Tahirja, tashmë 21 vjeçare, pas dy vitesh studime, ka braktisur bankat e universitetit pasi që shkollimin e saj askush nuk e ka mbështet financiarisht, ndërsa vetë ajo nuk kishte mundësi të vijonte më tej. “Jam e lumtur që babai im dhe shumë luftëtarë tjerë dhanë jetën për lirinë dhe për të drejtën e shqipëtarve por politikanët kanë harruar gjithçka. Me gjakun e babait tim sot ato janë të ulur në karrige e ndërsa unë jam e papunësuar dhe pa studime. Që 3 vite kam marrë diplomën por jam papunë, që 1 vit diploma ime është në selinë e Fazli Veliut mirëpo as qe e mer parasysh atë. Vetëm një ndihmë e kishte mami im që është e papunë por edhe atë ja ndaloi shteti.. Kjo është gjendja e familjes sonë dhe si jetojnë familjet e dëshmorëve dhe fëmijët e tyre të cilët rijnë pa shkollë ndërsa të tjerët po bëhen biznismena”, thotë Tahirja, e cila kur u vranë prindi dhe gjyshi i saj ka pasur vetëm dhjetë vjet.

Djali Lulzimi 18 vjeçar mundohet që gjatë pushimit veror të punojë diçka privatisht që të sigurojë mjete për shkollimin e tij dhe për tëmbajtur familjen katëranëtarëshe. “Ne si familje përjetuam tmerrim më të madh dhe humbëm dy anëtarë të familjes, prindin dhe gjyshin. Edhe pse kanë kaluar 11 vjet nga ajo ditë, megjithatë kujtimet janë të freskëta dhe çdo ditë i kujtoj ata. Nuk kemi asnjë lloj ndihme nga askush. Kam punuar pak gjatë verës që të siguroj së paku mjete për shkollimin tim dhe të motrës së vogël. Deri para tre muajve kemi marrë një ndihmë të vogël nga shteti, ndihmë sociale, por edhe atë na e kanë ndalur. Mbijetojmë nga farefisi, familja e ngushtë e cila brenda mundësive të veta na ndihmon por duhet që vetë shteti dhe partitë të na sigurojnë ndihmë mujore që të mbijetojmë normal si çdo familje” shprehet Lulzimi, i cili në kohën e vrasjes së babait të tij ishte shtatë vjeçar. Rrugëtimi i tij 11 vjeçar ka qenë ndryshe nga i moshatarëve të vet, pasi që në moshë të re iu desh të përballet me sfidat e jetës ndërsa çdo ditë që kalon afër stadiumit të qytetit të Tetovës, i kujtohet prindi dhe gjyshi. “Çdo mëngjes kur shkoj në shkollë, kthej kokën tek vendi tragjik. Aty sot duhet të ketë një pllakë përkujtimore në shenjë respekti dhe përkujtimi. Por deri më sot nuk ka asnjë iniciativë nga askush, kurse pllakat tek varrezat e qytetit ku prehen babai dhe gjyshi i ka financuar axha jonë, pra edhe pllakat tek varri nuk i ka rregulluar tjetërkush”, thotë Lulzimi. Më vështirë e ka Elira, e cila në për disa muaj do të mbushë 11 vjet. Ajo deri më tash është rritur me dëshirën se një ditë babai i saj do të ktehehet nga gurbeti por tashmë ajo e ka të qartë krejt situatën se prindi i saj nuk do të ktehet asnjëherë . Ajo shpesh herë shkon në dhomën e saj dhe shikon fotografitë e babait me të cilët çmallet, pasi asnjëherë nuk shijoi dashurinë atërore. Ajo lindi 5 muaj pasi forcat policore të Maqedonisë i vranë të atin e saj, në Prishtinë pasi që familja ishte shpërngulur nga Tetova. Ramadan dhe Razim Koraci, u varrosën më 22 mars të vitit 2001 në varrezat e qytetit në Tetovë në prani të familjarëve dhe popullatës vendore të Tetovës. Familja Koraci është lënë nën mëshirë të fatit që të mbijetojë në këto ditë të vështirë, krahas dhimbjes që humbën më të dashurit e tyre në luftën e 2001-it. Ndryshe, më 21 mars të vitit 2001, në afërsi të stadiumit të qytetit të Tetovës nga policia dhe ushtria e Maqedonisë, u vranë Ramadan dhe Razim Koraci nga lagjeja e Drenovecit. Policia maqedonase i ekzekutoi ata babë e bir, në prezencë të shumë mediave vendore dhe atyre botërore. Sot e kësaj dite nuk jepen sqarime në lidhje me këtë vrasje, ndërsa atë kohë, arsyetimi i policies ishte se dy shqiptarët kishin pasur me vete bombë, arsyetim ky sipas familjarëve ishte banal, pasi përveç nga dëshmitarët okularë, edhe nga shikuesit tjerë u pa se ata nuk kanë pasur bombë, por vetëm celularë.