Drejtori i shkollës së Zajazit bie në rrjetën e Prokurorisë Speciale, ja për çfarë tenderi

Lënda ”Tabela” – keqpërdorim të detyrës zyrtare nga drejtori i një shkolle fillore “Rexho Rushit Zajazi”.

I dyshuari në Kërçovë, e ka përdorur detyrën e tij zyrtare dhe ka lejuar shfrytëzim pronësor për një person juridik. Pa procedurë prokurimi, i dyshuari i ka dhënë tender firmës Bauhof DOEL dhe ka nënshkruar marrëveshje për ndërtimin e një shkolle të re, për një shumë mbi 12 milionë denarë, respektivisht 200 mijë euro.