Prokuroria Speciale ndërpret mbledhjen koordinuese në Kuvend

Vetëm 30 minuta pasi kishte filluar, mbledhja koordinuese është ndërprerë për të vazhduar në ora 13:00, shkruan SHENJA.

Burime brenda koordinimit bëjnë të ditur se shkak për ndërprerjen e mbledhjes ka qenë konferenca për shtyp e Prokurorisë Speciale Publike. Shumica e anëtarëve kanë qenë duke ndjekur konferencën dhe nuk ka pasur as koncentrim për të diskutuar për komisionin për zgjedhje dhe emrim dhe kryetarin e këtij komisioni. Në një moment shumica e koordinatorëve janë pajtuar që mbledhja të vazhdojë në ora 13:00. /SHENJA/