Shkruan:Prof.Dr. Vebi Xhemaili

Rrugëtimi drejt UT

Sot përkujtojmë edhe një herë ato ditë të vështira të rrugëtimit të Universitetit të Tetovës. Rrugën e vështirë të organizimit dhe themelimit, pasi pushteti i kohës i ndiqte në çdo hapë iniciatorët e parë për Thenelimine UT. Pasi politika e shtetit këto aktivitete të themeluesve të Parë i trajtonte si elementë antishtetëror. Kreu i shteti këtë nismë për Univesitetin e Tetovës në gjuhën shqipe e shpalli si veprim antishtetëror, ndërsa themeluesit e parë armiq të politikës shtetërore dhe element të rrezikshëm për shkatërrimin e rendit kushtetues. Vetë politka ditore trumbetonte se shqiptarët janë ata që duan ta prishin qetësinë dhe veprojnë kundër politikës së tyre.

-Ky qëndrim i pushtetit i acaroi edhe më shumë marrëdhëniet shqiptaro-maqedonase, pasi shteti dhe organet e saj morën masa dhunuese për ndalimin e iniciatorëve të kësaj veprimtarie më të lartë arsimore të shqiptarëve të Maqedonisë për themelimin e Universitetit në gjuhën shqipe. Pra, kjo iniciativë mos të ritet në Institucion Kombëtar e arsimor të shqiptarëve të Maqedonisë, pasi me kushtetutë arsimi i shqiptarëve ishte paraparë deri në shkollë të mesme. Këtë avancim shqiptarët e Maqredonisë e kanë pasur edhe në kohën e Jugosllavisë së Titos.
Prandaj gjatë tërë kësaj kohe të veprimit në “ilegalitet” të nismëtarëve, siç deklaronte politika ditore maqedonase, përcillej nga organet e shtetit çdo lëvizje. Pra, në këto rrethana politike tejet të tendosura në Maqedoni edhe pse ajo shitej si shtet demokratik, mori masa për ta shuar këtë iniciativë. Në këto rrethana: Nismëtarët e Universitetit e kishin shumë të vështirë veprimin e tyre, pasi përcilleshin në çdo lëvizje apo mbledhje ku mereshin vendime të rëndësishme për themelimin e Universitetit.

– Në këto rrethana të tendosura politike shteti kërkonte nga shqiptarët dhe përfaqësuesit e tyre politikë, që ishin pjesë e Parlamentit, pra deputetët e PPD-së, që të bëjnë trysni te këta nismëtar që të heqin dorë nga themelimi për Universitetin e Tetovës dhe të pranojnë atë që ofronte politika sllave; “Fakultetin Pedagogjik në Shkup”. Kjo njëherit ishte thikë pas shpine që shqiptarët të përçahen në kërkesat e tyre. Pra këtu rolin kryesor e kishte vetë Kryetari të shtetit z. Gligorov.; Ai sqaronte se shqiptarët nuk kanë nevojë për më shumë dhe të veprojnë jashtë rendit kushtetues”. Pra, ndërhyrja indirekte e politikës së shtetit të deputetët shqiptarë, pati ndikim të të madh në aspektin destruktiv, ku shumica e deputetëve shqiptarë ndanin mendimin e Gligorovit dhe ishin për Fakultetin Pedagogjik në Shkup.
Kjo ndarje mes deputetëve shqiptarë e rëndoi shumë aktivitetin e Nismëtarëve për Univestetin e Tetovës. Por falë vendosmërisë nismëtarit dhe veprimtarit të palodhshëm të kësaj ideje Prof.Dr. Fadil Sulejmani dhe disa të tjerë, kjo nismë edhe pësoi tronditje nga politika shqiptare, fare nuk e lëkundi dhe nuk ndali Këshillin Nismëtar falë Profesorit dhe veprimtarëve tjerë siç ishte edhe Prof. Dr. Masar Kodra, Prof. Dr. Tahir Zajazi e shumë veprimtarë të tjerë.
-Në këto rrethana të vështira politike për nismëtarët e UT, punën e vështirësonte edhe më shumë ndarja e shqiptarëve në dy grupe: disa pro, e disa kundër themelimit të UT. Poashtu pushteti këta veprimtar i trajtonte si element kundër rendit kushtetues, pasi sipas tyre: “ me ligj nuk ishte parapa Universitet për etnikumet tjera në Maqedoni”. Shtei i Maqedonisë nuk donte të pranojë se shqiptarët si popull janë në numër më i madh në Maqedoni. Sipas statistikav etë bëra në vitin 1992, kur e shpallëm ILIRIDËN shqiptarët numëronin mbi 750 mijë.

-Prandaj sot shikuar nga ajo distancë kohore edhe Këshilli Nismëtarë për themelimin Universitetit të Tetevës trajtohej si veprim antishtetëror. Me këto shpifje udhëheqësit e shtetit në atë kohë arsyetoheshin para opinionit maqedonas, se kjo nismë e shqiptarëve në këtë formë të veprimit është jashtë kornizave kushtetuese dhe ky veprim i shqiptarëve duhet të penalizhet pasi sipas pushtetit ishte jashtë kornizave ligjore. Politikat ditore maqedonase deklaronin:”të ndiqen penalisht këta veprimtarë të nismës për Universitetin e Tetrovës”. Ndërsa deputetët e VMROsë, ishin strehuar para parlamentit me stendet e tyre si lipsa, dhe aty protestonin ditë e natë kundër Universitetit të Tetovës në gjuhën shqipe. Prandaj nga këndvështrimi i sotëm, ajo kohë ka qenë shumë e vështirë. Prandaj puna dhe veprimtaria kombëtare e këtij Këshilli Nismëtar për UT, duhet të hi në histori..
Kjo shihet më së miri kurrë edhe në ditën e Shpalljes të Aktit të themelimit të Universitetit të Tetovës pati tensione të larta nga organet qeveritare të Republikës së Maqedonisë. Organet e pushtetit vepronin kudo, kontrolluan shumë shtëpi në Reçicë të Vogël. Sihurimi i shtetit mori shum antarë të nismës në pyetje duke futur huti në masë që të heqin dorë nga themelimi i UT, duke akuzuar nismëtarët e Këshillit si element antishtetërorë.

-Prandaj sot e përkujtomë këtë ditë të madhe të Universitetit tonë, ditën e 17 dhjetorit 1994 ditën e shpalljes së themelimit të Universitetit të TETOVËS, si Akt më madhor dhe të shenjt për themelimin e Universitetit tonë. Kjo vepër e këtyre atdhetarëve që e filluan këtë nismë të shenjtë me plotë sakrifica e mbaruan me sukses dhe do të mbesin gjithmonë në historinë tonë mbarëkombëtare të pavdekshëm, pasi themeluan këtë tempull të shenjt dhe e Shpallën publikisht themelimin e UT, më 17 dhjetor 1994 .

-Që sot çdo shqiptarë është krenar me këtë tempull të shenjtë që lulëzon midis Tetovës kreshnike. Pra falë veprës së tyre sot e gëzojmë këtë tempull të shenjt të diturisë, për emancipimin e brezave të rinj që premton vizion drejt synimeve civilizuese dhe bashkëkohore me popujt tjerë më të civilizuar, atje ku e ka vendin edhe populli i ynë, që i ka dhënë më shumë se çdo kush tjetër këtij civilizimi evropian.