Dje në Hamburg policia gjermane arrestoi J.L. i dyshuari i tretë për vrasjen e 20-vjeçarit, Nikolla Sazdovskit në Autokomandë vitin e kaluar, informon “Makfax”.

Ai po mbahet në paraburgim, ndërsa për të ishte shpallur edhe urdhër arrest ndërkombëtar. Autoritetet gjermane duhet të vendosin për kërkesën e tij për ekstradim dhe t’ia dorëzojnë autoriteteve të Maqedonisë së Veriut.

Prokuroria e ndjek J.L. për veprën penale vrasje.

Në prill të këtij viti, Gjykata Penale dënoi Besir Belan dhe Skender Demirin me 19 vjet burg për vrasjen e 20-vjeçarit Nikolla Sazdovski-Sazdo. I akuzuari i tretë ishte në arrati dhe nuk ishte i kapshëm për autoritetet. Të dënuarit gjithashtu duhet të paguajnë dëmshpërblim për familjarët e Sazdovskit për ankth mendor.

Sipas Gjykatës Penale, të akuzuarit ishin fajtorë për vdekjen e të riut Sazdovski.