Miqësinë me Serbinë në të ardhmen pres ta ndërtojmë në mënyrë edhe më intensive sepse ndajmë një të kaluar të përbashkët dhe synojmë ndaj një qëllimi të përbashkët – anëtarësimi në BE. Për qëllimet tona strategjike sot kisha bisedë të dobishme me presidentit e Serbisë, Vuçiq. Bashkimi Evropian nuk guxon ta anashkalojë Ballkanin Perëndimor. Garancia e vetme për stabilitet, siguri dhe prosperitet për rajonin është anëtarësimi në BE, ka shënuar presidenti Stevo Pendarovski në profilin e tij në Fejsbuk pas takimit të sotëm tet-a-tet me presidentin serb Aleksandar Vuçiq në Beograd.

Presidenti Pendarovski i cili po qëndron për vizitë zyrtare dyditore në Serbi, paradite u prit nga Vuçiqi para Pallatit Serbia në Beograd me nderime më të larta shtetërore dhe ushtarake.

Dy presidentët patën takim tet-a-tet, në të cilin i konfirmuan marrëdhëniet miqësore mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Serbisë dhe e potencuan rëndësinë dhe përkushtimin e ndërtimit, mirëmbajtjen dhe avancimin e dialogut të ndërsjellë.

Pas takimit të dy presidentëve, u mbajt edhe takim plenar mes delegacioneve të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe të Republikës së Serbisë, pas çka do të vijojë edhe konferencë e përbashkët për shtyp të presidentëve.

Në kuadër të vizitës zyrtare, presidenti Pendarovski do të takohet edhe me kryeministren Ana Bërnabiq, me kryetaren e Asamblesë Popullore, Maja Gojkoviq, si dhe e kryetarin e Odës Ekonomike të Serbisë, Marko Çadezh dhe afaristët.

Pendarovski nesër në Novi Sad do të marrë pjesë në Forumin e 4-të rajonal rinor dhe do të ketë fjalim në panel-diskutimin presidencial “Fjalim i të rinjve para përfaqësuesve të pushtetit: Prezantim i dialogut politik para mijëvjeçar[ve”, së bashku me presidentin e Republikës së Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe presidentin e Sllovenisë, Borut Pahor.