Mësuesi është përhapësi i dritës
Luigj Gurakuqi

Shkruan: Hamzi Ibraimi

Si çdo vit edhe këtë vit është 7 marsi kjo ditë madhështore,dita e themelimit të shkollës së parë në gjuhën shqipe, dita e parë kur shqiptarët vendosën të kenë mësuesin dhe shkollën e tyre të parë për të mësuar në gjuhën e tyre të pastërt shqipe.
Në këtë ditë madhështore populli shqiptarë ndjehet krenarë me sakrificën e të parëve tanë të cilët sakrifikuan shumë për të arritur deri në këtë ditë.
Kjo ditë për ne shqiptarët është një ditë krenarie ngase kjo ditë për ne është dhe do mbetet çdo herë simbol,shembull i sakrifikicës që gjuha e pastërt shqipe të jetë në pidestalin më të lartë në jetën e njeriut.
Me 7 mars të vitit 1887 u hap në Korce shkolla e pare në gjuhen e pastërt shqipe dhe me këtë ne si popull shqiptarë i dhamë fund asimilimit që na ishte bërë me vite.
Por për fat të keq në shkellin 21 arsimi ka marrë një kahje tjetër falë politikanëve tanë injorant të cilët arsimin e kanë shkatëruar e kanë pru në atë gjendje të mjerueshme të cilën të parët tanë me mund e me sakrifikica arirtën që të shkollojnë gjenerata dhe të nxjerrin njerëz të arsimuar, njerëz me moral dhe me vlera të larta kombëtare e fetare.
Por për fat të keq tash nëse ndalemi dhe e shikojmë arsimin si në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut do të shohim se si udhëheqësit tanë këtë gjuhë të bekuar,këtë gjuhë të pastërt që u ngrit lartë me sakrifikimin e të parëve tanë këta udhëheqës kanë arritur që këtë gjuhë dhe arsimim ta shkatrojnë.