Janë tri pjesë të veshit: veshi i brendshëm, i mesëm dhe i jashtëm, i cili është pjesa e vetme të cilën mund ta shihni. A e keni ditur se veshët tuaj kanë gjithashtu më shumë se 20,000 qeliza flokësh që ndihmojnë në rregullimin e tingujve? Ose se veshët punojnë pa ndalim, 24/7?

Kishte 7 vjet që nuk priste flokët, propozimi për martesë e detyron të ndryshojë look
Përtej rastësisë/ ‘The Simpsons’ kanë parashikuar mënyrën e tmerrshme të vdekjes së afro amerikanit George Floyd

Plus, ata janë më të rëndësishëm sesa vetëm për të dëgjuar: ju ndihmojnë me balancën dhe shijen.

Por çfarë e shkakton ndjenjën e nxehtësisë në vesh? Kur njëri vesh skuqet dhe nxehet, normalisht është shqetësuese dhe hutuese. A është diçka e keqe? A është e zakonshme? Në fakt, veshi i kuq dhe i nxehtë është fenomeni zakonshëm.

Përderisa ka shkaqe më serioze që mund të jenë duke e shkaktuar këtë, sindromi i veshit të kuq (RES) apo erthermalgia, më së shumti ndodh për shkak të këtyre faktorëve të përditshëm:

Emocionet: Njësoj si skuqja në fytyrë, veshi i kuq është shpesh një reagim i trupit ndaj stresit ose emocioneve të tjera si nervozizmi, shqetësimi apo ankthi.

Temperatura: Kjo mund të duket si një arsye e dukshme, por kur trupi po i përshtatet një ndryshimi të temperaturës – nga të nxehtë në të ftohtë ose anasjelltas – po rregullon edhe qarkullimin e gjakut, që mund të bëjë që, të dy veshët të skuqen dhe të nxehen.

Ndryshimet hormonale: Njësoj si menopauza dhe ndryshimet e tjera hormonale, veshi mund të skuqet dhe të nxehet për shkak të tyre.

Infeksion: Ka gjasa që mund të keni edhe infeksion të veshit, por këtë do ta dinit me patjetër. Kjo, pasi përveç ndjenjës së nxehtësisë dhe skuqjes së veshit, do të vërenit edhe simptoma të tjera, si dhimbje, probleme me dëgjimin, dhimbje koke, etj.

Trajtimi

Trajtimi i veshit të kuq dhe të nxehtë varet nga rastet. Në shumicën e rasteve, trajtimi nuk është i nevojshëm. Sipas Akademisë Amerikane të Dermatologjisë, një person mund ta trajtojë skuqjen dhe djegien nga dielli me produkte si aloe vera. Rastet më serioze të veshëve të kuq, si infeksion bakterial i lëkurës, zakonisht kërkojnë trajtim mjekësor dhe antibiotikë.

Nëse ju ndodh skuqja dhe nxehja e veshit…

Për fat të mirë, një vesh i kuq dhe i nxehtë është thjeshtë një ndjenjë e përkohshme. Megjithatë, nëse ju ndodh shpesh dhe gjatë ose shoqërohet me simptoma të tjera si dhimbje, është mirë që të shkoni tek mjeku.