Zoran-Zaev_08 Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev duke rikujtuar ngjarjet e 24 dhjetori të vitit 2012 në Kuvend nga i cili opozita dhe gazetarët u dëbuan me dhunë gjatë miratimit të buxhetit,ndër të tjera deklaroi: Në Maqedoni do të vendos vetëm drejtësia dhe qytetarët dhe askush tjetër. Maqedonia do të jetë shtet i të drejtës dhe i respektimit të shprehjes së vullnetit të lirë në zgjedhje
“Qytetarët e kujtojnë dhe do të mbajnë mend se Nikolla Gruevski dhe qeveria e tij e dhunshme dhe përçarëse guxoi që ti nxjerr jashtë nga kuvendi. E ngadalshme por e rëndë është dora e drejtësisë. Kjo drejtësi do të arrijë edhe këtë pushtet dhe do të jetë një mësim që askush mos të guxoj të prekë të drejtat e qytetarëve”.Ndryshe ngjarjet e 24 dhjetorit njihen nga opozita si “E hëna e zezë” pas deputetët e tyre me forcë u larguan nga Kuvendi pas çka edhe filluan bojkotin e institucioneve. Për ngjarjet në Kuvend u formua një komision parlamentar puna e të cilit nuk dha asnjë rezultat.