Shkruan:Izet Zeqiriizet

Për nënat parti….
MOS HARTONI “STRATEGJI TË MËDHA KOMBËTARE” POR IDENTIFIKONI DISKRIMINIMIN DHE PUNONI PËR BARAZI

Maqedonia vazhdon të ketë zhvillim të pabarabartë rajonal.Ka dallime të mëdha midis regjioneve ku jetojnë shqiptarët siç është regjioni i Pollogut, ai Jugperendimorë dhe Verilindorë krahasuar me regjionet tjera. Regjionet ku jetojnë shqiptarët krahasuar me regjionet tjera kanë normë më të ulët të punësimit dhe përqindje më të madhe të papunëve. Edhe ate:
E para: Në regjionet ku jetojnë shqiptarët ka më pak popullësi aktive që kërkon punë (të pa regjistruar as si forcë punëtore që kërkojn punë) psh. në Pollog 2012 kemi pas 44.5% që kërkojnë punë, 2013 ajo është 44.6% dhe 2014 arin në 46.1% përkundrejtë regjioneve tjera që janë nga 58% e deri 67%.
E dyta: Shkalla e punësimit është shumë e dallueshme në mes regjioneve ku jetojnë shqiparët dhe të tjerët. Psh përqindja e punësimit në regjionin e Pollogut është 29.3% në 2012, 31% në 2013 dhe 32% në 2014. Krahasuar me regjionet tjera shkalla e punësimit është shumë më e madhe psh regjioni i Lindjes është mesatarishtë 51% apo ai i Pellagonisë 53.1%

stat izet zeqiri