Shkruan: Fatmir Limani

SHËNOHET 21 VJETORI I MARRËVESHJES SË HORRIT !

● Njëzet e një vite më parë në këtë ditë u nënshkrua Marrëveshja ndërmjet Horrit dhe Qorrit, të cilët u dakord’suan:

– të largohet edukatori nga çerdhja, duke e zëvendësuar me qobanin e paisur me diplomë partiake.

– të largohet i mjeku që respekton betimin e hipokratit me kasapin e paisur me diplomë partiake, i cili trajton pacientin me thikën e Xhelatit.

– të largohet punëtori i vyer, duke u zëvendësuar me rrogëtarin e hijeve të rënda.

– të dëbohet rinisti me vizion përparimtari, duke u zëvendësuar me partizanin partiak që ndjek si Përlaku udhëheqësin Gomar.

● ME RRAS’TIN E 20 VJETORIT, TË MARRËVESHJES SË DEPORTIMIT TË SHQIPTARVE, IMPLEMENTUESVE U DËSHIROJ:

– të shijojnë vilat, ashiket, lidhjet, brigjet, bushimet…, NËN HIJEN E TURPIT !

– të shijojnë ndërtesat, veturat, bylyzykët, komplekset, sefet…, NËN HIJEN E NDËSHKIMIT !

– të shijojnë përkëdheljet e nipa-mbesave të tyre, pasi mbetën të lirë duke dëbuar të gjithë që mendonin ndryshe…, NËN HIJEN E MALLKIMIT !

*Ps: Bashkohuni në këtë ditë, për të sfiduar HAJDUTËT që varfëruan dhe dëbuan shqiptarët, për të pasuruar arkën e familjeve të tyre.

F.B.L.