Një 22 vjeçare nga Erseka ka humbur jetën për shkak të koronavirusit. E reja humbi betejën me Covid pas një muaji e shtruar në spitalin e Infektivit.

Bëhet e ditur se 22-vjeçarja kishte sëmundje shoqëruese në kocka.

Ditët e fundit Covid ka marrë shumë jetë njerëzish dhe ajo që bie në sy është fakti se mes tyre ka viktima të moshës së re.